KI36/19 Parashtrues: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, E. Rev. nr. 26/2017, të 17 janarit 2018
KI36/19 Aktvendim për papranueshmëri, i 11 shtatorit 2019, i publikuar më 09.10.2019
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, barazia para ligjit, e drejta për gjykim të drejtë, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, kërkesë e pasafatshme, kërkesë e papranueshme
Parashtruesja e kërkesës pretendoi se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin e kontestuar shkeli të drejtat e saj të garantuara me nenet: 3 dhe 24 [Barazia para Ligjit]; 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata, pas vlerësimit të kritereve të papranueshmërisë konstatoi se kërkesa ishte dorëzuar pas afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores se punës. Gjykata në këtë rast, rikujtoi se qëllimi i afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 të Ligjit dhe sipas rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës, është që të promovojë siguri juridike, duke siguruar që rastet që kanë të bëjnë me çështje kushtetuese të trajtohen brenda një periudhe të arsyeshme dhe të parandalohet mbajtja në gjendje pasigurie për një periudhë të gjatë kohore e palëve dhe personave të tjerë të përfshirë (shih, mutatis mutandis rastin Sabri Güneş kundër Turqisë, kërkesa nr. 27396/06, Aktgjykim i GJEDNJ-së, i 29 qershorit 2012, paragrafi 39; dhe, rastin e Gjykatës Kushtetuese nr. KI140/13, Ramadan Cakiqi, Aktvendim për papranueshmëri, i 17 marsit 2014, paragrafi 24).
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile