Parashtruesi konsideron inter alia se Ligji për Shëndetësinë përmban dispozita që punëtorët shëndetësorë i vënë në pozita të pabarabarta me të punësuarit në institucione të tjera publike dhe, rrjedhimisht, edhe në pozitë të mos jenë të barabartë para ligjit me punonjësit e tjerë të institucioneve publike.Gjykata konstaton se mbrojtja shëndetësore është “e drejtë e njeriut, e garantuar me Kushtetutë” dhe është pjesë e Kaptinës II të Kushtetutës, e cila i referohet të drejtave të njeriut.Gjykata më tej thekson se, në përputhje me nenin 21, pika 1, të Kushtetutës, “të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës”.Duke qenë kategori kushtetuese, “Mbrojtja shëndetësore” pa dyshim se është në interesin publik të qytetarëve të Kosovës, duke qenë njëkohësisht edhe e drejtë e patjetërsueshme dhe e pacenueshme e njeriut për secilin individ.Me qëllim të evitimit të cenimit të mundshëm të interesit publik dhe të së drejtës së garantuar me Kushtetutë për mbrojtje shëndetësore, Gjykata konsideron se ka arsye për aplikimin e masës së përkohshme për kohë të caktuar. Gjykata Kushtetuese miraton kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme deri më 31 janar 2013, prej ditës së miratimit të këtij Vendimi dhe pezullon zbatimin e neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr. 04/L-125, të 13 dhjetor 2012, në kohëzgjatje të njëjtë.
Dr. Shaip Muja dhe 11 Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 49 - E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit
Administrative