Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e procedurave ankimore në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, përkitazi me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Vushtrri, K66/09, e 25 majit 2010 (stërzgjatje e procedurës)

Nr. të lëndës KI 124/11

Parashtruesit: Ljubiša Živić

Objekt i çështjes së kërkesës së parashtruar në Gjykatën Kushtetuese, nga parashtruesi, është pretendimi për zgjatje të paarsyeshme të procedurave ankimore penale kundër Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Vushtrri, K66/2009, të 25 majit 2010, Ajo procedurë penale ishte iniciuar ndaj të akuzuarit D, D, Parashtruesi është palë e interesuar në procedurë, Parashtruesi konsideron se janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3 dhe me nenin 4 [Barazia para Ligjit]; me nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave]; si dhe me nenin 56 [Të Drejtat dhe Liritë Themelore gjatë Gjendjes së Jashtëzakonshme], të Kushtetutës, Gjykata vëren se, në këtë rast, parashtruesi i kërkesës nuk provon “statusin e viktimës të shkaktuar nga autoriteti publik”, siç kërkohet me nenin 113,7 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 34 Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ,Gjykata rikujton se viktimë konsiderohet personi fizik ose juridik, Personi që nuk është prekur në këtë mënyrë, nuk e ka statusin e viktimës, pasi që Kushtetuta nuk parasheh actio popularis, Rrjedhimisht, në pajtim me rregullin 36, 2, c të Rregullores së punës, Gjykata do të refuzojë një kërkesë si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Ljubiša Živić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale