KI203/18, Parashtrues: Afrim Salihu, si përfaqësues i pretenduar i L.K, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-18-0022, të 22 shkurtit 2018
KI203/18, Vendim për refuzim të kërkesës, i 27 majit 2019, publikuar më 25.03.2019
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e pakompletuar, vendim për refuzim të kërkesës
Gjykata nuk i ishte referuar fakteve dhe as pretendimeve të këtij rasti, pasi që kërkesa ishte parashtruar nga një përfaqësues i pretenduar, i cili nuk ka dëshmuar të ketë autorizim për të parashtruar këtë kërkesë në Gjykatë në emër të L.K.
Gjykata kishte kërkuar nga përfaqësuesi i pretenduar i parashtrueses së kërkesës të dorëzojë në Gjykatë autorizimin për përfaqësim në procedurën para Gjykatës.
Përfaqësuesi i pretenduar nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjykatës.
Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës prandaj e refuzoi me procedurë të shkurtër.
Afrim Salihu
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile