Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Parashtruesi ndër të tjera pretendonte punëdhënësi i tij padrejtësisht dhe pa bazë ligjore e kishte urdhëruar atë në pushim pa pagesë, kurse Gjykata Supreme kishte vendosur në dobi të punëdhënësit dhe në dëm të parashtruesit,
Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk kishte mbështetur pretendimet e tij, dhe se Gjykata Supreme kishte arsyetuar mjaftueshëm vendimin e saj duke shtjelluar ndër të tjera dhe marrëdhëniet detyrimore ndërmjet parashtruesit dhe punëdhënësit të tij, Gjykata po ashtu ripërsëriti se çështjet e fakteve dhe të ligjit janë në kuadër të juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe se Gjykata Kushtetuese nuk mund të veprojë si gjykatë apeli apo gjykatë e shkallës së katërt, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës dhe rregullin 36 (1) c) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme
Ibrahim Sokoli
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile