Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev. nr. 377/2018, të 20 nëntorit 2018

Nr. të lëndës KI 22/19

Parashtruesit: Sabit Ilazi

Shkarko:

KI 22/19 Parashtrues i kërkesës: Sabit Ilazi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 377/2018, të 20 nëntorit 2018

KI22/19, Aktvendim për papranueshmëri i 8 majit 2019, publikuar më 7 qershor 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme, qartazi e pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesi i kërkesës sipas kontratës së punës për kohë të caktuar ka qenë i punësuar pranë Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë (KEK).

Pas zbatimit të procedurës disiplinore, parashtruesi i kërkesës është njoftuar nga KEK-u për shkëputjen e kontratës së punës në bazë të rekomandimit të Komisionit Disiplinor, e për shkak të parregullsive në punë dhe rezultateve të dobëta të punës.

Pas kësaj, parashtruesi i kërkesës me padi inicioi procedurën administrative kundër KEK-ut, e cila ka kaluar nëpër të gjitha fazat para gjykatave të rregullta. Ky kontest gjyqësor arriti kulmin me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit e cila e refuzoi kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës, ndërsa Gjykata Supreme e refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit për revizion dhe vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta i kanë interpretuar gabimisht faktet dhe e kanë zbatuar gabimisht ligjin, gjë që ka rezultuar me shkeljen e nenin 31 të Kushtetutës.

Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës ishte përfaqësuar juridikisht gjatë gjithë procedurës dhe kishte mundësi për të dëshmuar të drejtën e tij në lidhje me kontratën e punës për kohë të caktuar dhe për të paraqitur dëshmi që shkojnë në favorin e tij në lëndë. Gjykata e Apelit e arsyetoi në hollësi aktgjykimin në meritat e çështjes dhe i dëgjoi të dyja palët. Për më tepër, arsyet faktike dhe juridike për refuzimin e lëndës janë paraqitur në detaje në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme. Në këto rrethana, nuk mund të pretendohet se gjykatat e rregullta i kanë anashkaluar aspektet e rëndësishme të rastit apo se nuk e kanë marrë parasysh sfondin historik të kontestit.

Në bazë të arsyeve të lartcekura, Gjykata konkludon se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin e tij për shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Prandaj, Gjykata konsideron se në baza kushtetuese, kërkesa është qartazi e pabazuar dhe duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Sabit Ilazi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative