Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Urdhrit SCC-04-0100 të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 18 gushtit 2004

Nr. të lëndës KI 90/12

Parashtruesit: Ramadan Kastrati

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, Parashtruesi ndër të tjera pretendonte se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme nuk e kishte informuar atë përkitazi me marrjen e vendimit, Përkitazi me pretendimet e ngritura nga parashtruesi, Gjykata së pari përcaktoi juridiksionin kohor të saj dhe pastaj konstatoi se pretendimet e ngritura nga parashtruesi ishin të lidhura në një periudhë kohore ku Gjykata nuk kishte juridiksion kohor, përkatësisht ndërhyrjet e pretenduara në të drejtat e parashtruesit kishin ndodhur para se Kushtetuta e Kosovës të hynte në fuqi, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës dhe rregullin 36 (3) h) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme

Parashtruesit:

Ramadan Kastrati

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile