Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PAKR. nr. 44/18, të 5 marsit 2018

Nr. të lëndës KI 146/18

Parashtruesit: Kadri Emini

Shkarko:

KI146/18, Parashtrues: Kadri Emini, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, PAKR. nr. 44/18, të 5 marsit 2018

KI146/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 7 shkurtit 2019, publikuar më 15 maj 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e paafatshme

Më 5 mars 2018, Gjykata e Apelit, përmes Aktgjykimit [PAKR. nr. 44/18], e kishte aprovuar ankesën e prokurorit dhe të parashtruesit të kërkesës si të bazuar, duke ndryshuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore [PAKR. nr. 782/2016] vetëm për sa i përket vendimit mbi dënimin për A. V. dhe L. V., duke rritur dënimin me burgim në 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj

Parashtruesi i kërkesës nuk kishte cekur në mënyrë specifike ndonjë të drejtë të garantuar me Kushtetutë, të cilën ai pretendon se i është shkelur me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [PAKR. nr. 44/18], të 5 marsit 2018.

Ai pretendoi se aktgjykimi i kontestuar është i përfshirë në shkelje të dispozitave të Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPPK).

Në thelb, parashtruesi i kërkesës pretendon se personat që kanë kryer vepër penale duhet të jenë dënuar me dënim më të lartë.

Gjykata, pas sqarimeve të pranuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me faktin se kur parashtruesi i kërkesë kishte pranuar vendimin e kontestuar, konstatoi se kërkesa ishte e dorëzuar jashtë afatit prej 4 (katër) muajsh, sipas nenit 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës së Gjykatës.

Parashtruesit:

Kadri Emini

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale