Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 36 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (nr.03/L-149) dhe nenit 4 të Rregullores për Orarin e Punës (nr. 05/2010), në lidhje me nenet 2, 20, 28 dhe 29 të Ligjit të Punës (nr. 03/L-121)
Nr. të lëndës KI 202/18
Parashtruesit: Ejup Qerimi
KI202/18, Parashtrues: Ejup Qerimi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së nenit 36 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (nr.03/L-149) dhe nenit 4 të Rregullores për Orarin e Punës (nr. 05/2010), në lidhje me nenet 2, 20, 28 dhe 29 të Ligjit të Punës (nr. 03/L-121)
KI202/18, Aktvendim i 27 marsit 2019, publikuar më 13 maj 2019
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, actio popularis, kërkesë për mos-zbulim të identitetit.
Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se neni 36 i Ligjit për Shërbimin Civil dhe neni 4 i Rregullores për Orarin e Punës në lidhje me nenet 2, 20, 28 dhe 29 të Ligjit të Punës, janë diskriminues sa i përket çështjes së orarit të punës.
Parashtruesi i kërkesës në kërkesën e tij nuk kishte parashtruar asnjë vendim të autoritetit publik, dhe kishte kërkuar mos-zbulim të identitetit.
Gjykata Kushtetuese, duke ju referuar dispozitave kushtetuese i kishte sqaruar parashtruesit të kërkesës që teksti kushtetues dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese nuk ua njeh të drejtën individëve që të kontestojnë in abstracto akte të karakterit të përgjithshëm.
Rrjedhimisht, Gjykata Kushtetuese vendosi që kërkesa duhet të shpallet e papranueshme në baza kushtetuese, sepse nuk është dorëzuar nga personi i autorizuar. Sa i përket kërkesës për mos-zbulim të identitetit, Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ka bazë për miratimin e kësaj kërkese.
Ejup Qerimi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar