Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 141/2018, të 2 korrikut 2018 dhe Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, P. nr. 571/13, të 2 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 158/18

Parashtruesit: Ajet Ajeti

Shkarko:

KI158/18, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pml. nr. 141/2018, të 2 korrikut 2018 dhe Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, P. nr. 571/13, të 2 shkurtit 2018

KI158/18, Ajet Ajeti

Aktvendim për papranueshmëri, i 12 prillit 2019

Fjalët kyç: mosshterje e mjeteve juridike, qartazi e pabazuar, actio popularis

Ndaj parashtruesit të kërkesës ishte zbatuar një masë e paraburgimit e urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – me qëllim të sigurimit të prezencës së tij në shqyrtimin gjyqësor. Gjithsej, parashtruesi i kërkesës kishte qëndruar 8 (tetë) ditë në paraburgim dhe lidhur me këtë pretendonte se atij iu është kufizuar liria e lëvizjes dhe e sigurisë me aktvendim të kundërligjshëm të nxjerrë nga gjykatat e rregullta dhe “duke mos e përfillur procedurën e përcaktuar me ligj”.

Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së dy vendimeve që ai kontestonte e të cilat, sipas tij, janë marrë në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], nenin 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejt i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 24 [Barazia para Ligjit], paragrafin 1, të nenit 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë], paragrafët 1, 2 dhe 3 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe paragrafin 1, të nenit 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës dhe pikës (b) të paragrafit 1 të nenit 5 të KEDNJ-së.

Gjykata konstatoi se, për sa i takon kontestimit të Aktvendimit [P. nr. 571/13] të Gjykatës Themelore, të 2 shkurtit 2018, parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të parapara me ligj dhe për rrjedhojë kërkesa e tij për atë pjesë u deklarua si e papranueshme mbi bazën e nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Për sa i takon kontestimit të Aktvendimit [Pml. nr. 141/2018] të Gjykatës Supreme, të 2 korrikut 2018, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se si ky vendim i shkelë të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenet 29 dhe 31 të Kushtetutës dhe nenet 5 dhe 6 të KEDNJ-së dhe për atë pjesë kërkesa u deklarua si e papranueshme mbi bazën e nenit 48 të Ligjit dhe rregullit 39 (2) të Rregullores së punës.

Në fund, për sa i takon pretendimeve të përgjithshme se rasti i tij, përveç interesave të parashtruesit të kërkesës, është me interes për të gjithë të pandehurit dhe të akuzuarit në Kosovë, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk është palë e autorizuar që të ngre pretendime të tilla të cilat janë të karakterit actio popularis.

Parashtruesit:

Ajet Ajeti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar, Nuk janë shterur mjetet juridike, Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale