KI198/18, Parashtrues: Hasan Shala, Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 145/2018, të 6 shtatorit 2018
KI198/18, Aktvendim për papranueshmëri, publikuar më 12 prill 2019
Fjalët kyç: kërkesë individuale,
Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar në kërkesë se cilat të drejta dhe liri kushtetuese i janë shkelur me aktgjykimet e gjykatave të rregullta, ai gjithashtu nuk ka specifikuar apo shpjeguar se si ose në çfarë mënyre gjykatat e rregullta kanë mundur të shkelin disa të drejta dhe liri të tij kushtetuese, dhe as nëse shkelja eventuale mund të kishte ndodhur gjatë procedurës së vërtetimit të fakteve, aplikimit të të drejtës materiale, ose që disa nga garancitë e parapara me Kushtetutë nuk janë respektuar.
Në rastin konkret, Gjykata ka konstatuar se Gjykata Supreme në arsyetimin e aktgjykimit të kontestuar, si vendim përfundimtar në procedurën në fjalë, ka dhënë arsye të hollësishme, të qarta dhe të sakta për vendimin e saj, se pse parashtruesi i kërkesës nuk mund ta realizojë të drejtën e kompensimit në formën që ai e dëshiron, dhe rrjedhimisht, nuk mund të konkludohet se zbatimi i dispozitave përkatëse ligjore në cilëndo pjesë të procedurës ishte arbitrar.
Duke pasur parasysh atë që u tha më lart, pastaj praktikën e qëndrueshme të GJEDNJ-së dhe të Gjykatës Kushtetuese, si dhe pikëpamjet e përmendura edhe në këtë vendim, Gjykata konstaton se nuk ka asgjë që tregon se pretendimet e parashtruesit të kërkesës, ngrenë në ndonjë mënyrë çështje kushtetuese, përkatësisht asgjë që tregon që parashtruesi i kërkesës ka “kërkesë të arsyetuar” në rastin konkret.
Në rrethanat e këtij rasti, kërkesa e parashtruesit është në pajtim me kriteret e parapara në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës dhe nenet 47 dhe 49 të Ligjit. Megjithatë, kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë siç parashihet në nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.
Hasan Shala
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile