Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës së 1 marsit 2013

Nr. të lëndës KI 178/18

Parashtruesit: Bujar Hoti

Shkarko:

KI178/18, Parashtrues i kërkesës Bujar Hoti, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit për ndërprerje të marrëdhënies së punës së 1 marsit 2013

KI178/18, Aktvendim për papranueshmëri i  30 janarit 2018, publikuar më 28 mars 2019

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, mosshterrimi i mjeteve juridike

Parashtruesi nuk ka specifikuar në kërkesë se cilat të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur me vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, por vetëm deklaroi “se janë shkelur nenet bazë të Kushtetutës për trajtimin e barabartë të punëtorëve sipas ligjit në fuqi, dhe se nuk janë respektuar të gjitha kushtet e kontratës së shitblerjes me rastin e privatizimit të shkritores së Ferronikelit

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës pas marrjes së vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës së 1 marsit 2013 nuk ka ndërmarrë të gjitha veprimet juridike, përkatësisht nuk i ka shfrytëzuar mjetet juridike të parapara me ligj, me të cilat ka mundur të tentojë të kontestojë ligjshmërinë e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj, dhe se kërkesa është e papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Bujar Hoti

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri