Në ketë rast, parashtruesi i kërkesës pretendonte se, duke mohuar dhe duke hequr të drejtat e fituara në bazë të Ligjit mbi Sigurimin Pensional dhe lnvalidor, pensionistëve kontributpagues u janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 22, me nenin 23, me nenin 51 (paragrafi 1) të Kushtetutës, me nenin 17 (paragrafi 2) të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, me nenin 26 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe me protokollet e tij, dhe me nenin 9 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, Gjykata, ne rastin konkret kishte analizuar dhe ka vlerësuar me kujdes kërkesat e parashtruesit dhe gjeti se, parashtruesi i kërkesës, si person juridik në rastin konkret, nuk mund të konsiderohej palë e autorizuar që të mund të referonte çështje kushtetuese in abstracto përkitazi me rregullimin e statusit të pensionistëve dhe të invalidëve të punës, si dhe përkitazi me përmirësimin e mirëqenies sociale të tyre, duke u bazuar në kontributet pensionale të paguara gjatë viteve, Përkitazi me këtë, Gjykata theksoi se, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk parasheh actio popularis, që është modalitet i ankesave individuale, çfarë i mundëson çdo individi, që tenton të mbrojë interesin publik dhe rendin kushtetues, t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje dhe me kërkesa të caktuara, duke aluduar për shkelje të të drejtave kushtetuese të një individi a të një grupi të caktuar, Prandaj, Gjykata gjeti se, parashtruesi i kërkesës nuk ishte palë e autorizuar për të referuar çështje kushtetuese in abstrakto përkitazi me rregullimin e statusit të pensionistëve dhe të invalidëve të punës, Për këtë arsye, në pajtim me nenin 113,1 të Kushtetutës, kjo kërkesë është deklaruar e papranueshme
Azem Ejupi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar
Civile