Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Komunës së Kamenicës, nr. 02/38243, të 12 shtatorit 2017

Nr. të lëndës KI 71/18

Parashtruesit: Kamer Borovci, Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra

Shkarko:

KI71/18, Parashtrues: Kamer Borovci, Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Komunës së Kamenicës, nr. 02/38243, të 12 shtatorit 2017

KI71/18, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 21 nëntor 2018, publikuar më 19 dhjetor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë për masë të përkohshme, e drejta për mjete juridike, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta e punës, mbrojtja gjyqësore e të drejtave, mosshterje e mjeteve juridike, kërkesë e papranueshme

Parashtruesit e kërkesës kontestonin kushtetutshmërinë e vendimit përfundimtar të Komunës se Kamenicës, duke pretenduar në shkelje të të drejtave të tyre të mbrojtura me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 [E drejta për një procesi të rregullt gjyqësor], 13 [E drejta për zgjidhje efektive] dhe 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Parashtruesit argumentuan se Komuna e Kamenicës nuk i kishte njoftuar ata në lidhje me procedurën e shpronësimit të disa ngastrave kadastrale në ku mesin e tyre ishin edhe patundshmëritë e tyre.

Gjykata, pasi vlerësoi në tërësi kërkesën e parashtruesve të kërkesës, erdhi në përfundim se kërkesa e tyre në baza kushtetuese duhej deklaruar e papranueshme, sepse e njëjta nuk i plotësonte kriteret e pranueshmërisë për t’u trajtuar më tej në themel, për arsye se parashtruesit e kërkesës nuk i kishin shteruara të gjitha mjetet efektive juridike, të përcaktuara me ligj.

Parashtruesit:

Kamer Borovci, Mustafë Borovci dhe Avdulla Bajra

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative