Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 276/2017, të 8 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 66/18

Parashtruesit: Sahit Muçolli

Shkarko:

KI66/18, Parashtruesi i kërkesës: Sahit Muçolli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 276/2017, i 8 shkurtit 2018

KI66/18, Aktvendim për papranueshmëri, i miratuar më 29 tetor 2018, i publikuar më 12.12.2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë administrative, kërkesë qartazi e pabazuar, kërkesë e papranueshme

Parashtruesi i kërkesës pretendoi se atij i takon e drejta që t’i paguhen dy paga për muajt që kishte punuar pas arritjes së moshës për pension të pleqërisë dhe se, një gjë të tillë, gjykatat e rregullta kishin dështuar të vërtetojnë.

Gjykata, parashtruesit të kërkesës i ka mundësuar zhvillim të procedurës bazuar në parimin e kontradiktoritetit dhe se gjatë fazave të ndryshme të procedurës ai ka mundur të paraqesë argumente dhe dëshmi që ai i konsideroi relevante për rastin e tij. Parashtruesi i kërkesës nuk arriti t’i mbështesë pretendimet se procedurat përkatëse në një mënyrë ishin të padrejta apo arbitrare dhe se me vendimet e kontestuara janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë. Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme dhe qartazi e pabazuar.

 

Parashtruesit:

Sahit Muçolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative