Parashtruesit parashtruan kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se janë shkelur të drejtat dhe liritë e tyre individuale të garantuara me Kushtetutë dhe të inkorporuara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut Protokolli 1, neni 1 (Të Drejtat Pronësore) nga autoritetet publike që i privatizuan ato.
Përveç kësaj, parashtruesit kërkojnë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të vlerësojë nëse neni 5.3 i Ligjit për AKP-ne (Nr. 03/L-067) është jo-kushtetues. Për më tepër, parashtruesit kërkojnë që Gjykata të lëshojë masë të përkohshme
Gjykata konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesit nuk i kishin shterë mjetet ligjore që i kishin në dispozicion sipas ligjit të aplikueshëm bë Kosovë, sepse Dhoma e Posaçme ende nuk mori një vendim në lidhje me padinë e parashtruar në Dhomën e Posaçme nga Sh.A “Metaliku”, Holding Company “Ening” Sh.A, Holding Company “Industria” Sh.A, Aksionarët e Holding Company “Ereniku” Sh.A, Holding Company “Enea” Sh.A, Holding Company “Emin Duraku” Sh.A., Holding Company “Jatex” Sh.A., dhe Holding Company “Deva” Sh.A.. Për më tepër, Gjykata konkludoi se parashtruesit nuk kishin ofruar prova se procedurat relevante ishin në ndonë mënyrë të padrejta apo arbitrare. Prandaj, Gjykate konsideron se kërkesa është qartazi e pabazuar, sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores. Sa i përket pyetjes s[ parashtruesve lidhur me përputhshmërinë e nenit 5.3 të Ligjit për AKP-në (Ligji Nr. 03/L-067) me Kushtetutën, Gjykata vëren që parashtruesit kanë mundur ta ngrinin çështjen e përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutë në gjykata te rregullta, te cilat janë të autorizuara sipas nenit 113.8 të Kushtetutës t’i referojnë këto çështje në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në bazë të dokumenteve të dorëzuara, Gjykata vëren që parashtruesit nuk e kanë ngritur çështjen e përputhshmërisë së nenit 5.3 të Ligjit për AKP-në (Ligji Nr. 03/L-067) me Kushtetutën në gjykata të rregullta, prandaj, duke marre parasysh parimin e subsidiaritetit, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë ketë çështje. Megjithatë, duke marrë parasysh që kërkesa u shpall e papranueshme, parashtruesi nuk ka te drejte, sipas rregullit 54 (1) të Rregullores së punës, të kërkojë masë të përkohshme.
Holding Company "Deva" SH.A. Holding Company "Enea" SH.A...
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Civile