Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit Nr. 311/07, të 13 prillit 2007, dhe Vërtetimit Nr. 322/07, të 30 prillit 2007, të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Nr. të lëndës KI 39/11

Parashtruesit: Tomë Krasniqi

Parashtruesi pretendon shkelje të nenit 1(2) [Përkufizimi i Shtetit]; të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare]; të nenit 23 [Dinjiteti i Njeriut]; të nenit 24(1) [Barazia para Ligjit]; të nenit 31 (1) [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm]; të nenit 32 [E drejta për Mjete Juridike]; të nenit 46 [Mbrojtja e Pronës]; të nenit 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 1 [Detyrimi për të Respektuar të Drejtat e Njeriut]; me nenin 6(1) [E Drejta për një Proces të Rregullt]; me nenin 13 [E Drejta për Zgjidhje Efektive]; me nenin 14 [Ndalimi i Diskriminimit]; me nenin 1 të Protokollit Nr, 1 [Mbrojtja e Pronës]; me nenin 1 të Protokollit Nr, 12 [Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit] të Konventës, Parashtruesi pretendon se institucionet e Republikës së Kosovës, me veprimet gjegjësisht me mosveprimet e tyre, kanë shkelur dispozitat e lartpërmendura të Kushtetutës dhe të Konventës në dëm të tij, me ç’rast parashtruesi është diskriminuar dhe i janë mohuar, ndër të tjera, e drejta për pronë, e drejta për mbrojtje shëndetësore dhe sociale, e drejta për proces të rregullt dhe e drejta për zgjidhje efektive, Parashtruesi pretendon se kërkesa e tij ka të bëjë me interesin e përgjithshëm publik dhe jo vetëm me atë personal, Me interesin e përgjithshëm publik përfshihen pensionistët e të gjitha kategorive (pensionistët e pleqërisë, pensionistët invalidorë dhe pensionistët familjarë), Parashtruesi, në procedurë administrative, ka kërkuar nga e paditura (Ministria-DAPK) që t’ia mundësojë pagesën periodike të pensioneve të arritura e të papaguara dhe t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar, që nga data kur ai mëton se kjo e drejtë i është mohuar, Për realizimin e kësaj të drejte, parashtruesi pohon se ka ushtruar kërkesa dhe ankesa të përsëritura dhe ka marrë përgjigje negative, Për sa i përket rastit në fjalë, parashtruesi nuk ka provuar se procedura administrative, që kishte iniciuar ai, ishte e paefektshme ose e pafrytshme, përveç deklaratës së tij se ka marrë përgjigje negative, Dhe, në të njëjtën kohë, parashtruesi kishte zhvilluar procedurë civile po ashtu kundër Ministrisë (DAPK) në Gjykatën Komunale në Prishtinë, që ishte iniciuar më 4 maj 2007, Në rastin në fjalë, parashtruesi nuk e ndoqi procedurën administrative deri në fund dhe në mënyrë pothuajse paralele inicioi procedurë civile në Gjykatën Komunale në Prishtinë, pa pranuar vendim përfundimtar në procedurë administrative, Prandaj, parashtruesi ka dështuar të veprojë në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës dhe në pajtim me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata kërkesën e hedhë poshtë si të papranueshme, për shkak të mosshterjes së mjeteve juridike, siç përcaktohet me nenin 113,7 të Kushtetutës dhe me nenin 47 të Ligjit

Parashtruesit:

Tomë Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative