Parashtruesi paraqiti kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, A, nr, 313/2009, të 26 marsit 2012, sepse parashtruesi ka marrë një vendim të formës së prerë dhe të detyrueshëm nga Drejtoria për Çështje Juridike dhe Pronësore dhe Konsolidimi i Tokës në Komunën e Gjakovës, më 27 maj 2008, i cili miratoi kërkesën e parashtruesit dhe i ktheu në posedim dhe në pronësi pronën e paluajtshme që ishte eksproprijuar nga ai, Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vlerësoi se kërkesa ishte e papranueshme, sepse parashtruesi e kërkesës nuk e ka mbështetur pretendimin e tij në baza kushtetuese dhe nuk ka paraqitur asnjë provë që tregon se të drejtat dhe liritë e tij ishin shkelur nga Gjykata Supreme, Për më tepër, Gjykata konstatoi se parashtruesi ka paraqitur një ankesë në Kolegjin për Ankesa të Dhomës së Posaçme, e cila ende nuk ka nxjerrë një vendim për këtë çështje
Haxhi Morina
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile