Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0062-A0033, të 27 korrikut 2017

Nr. të lëndës KI 139/17

Parashtruesit: Hazir Makolli

Shkarko:

KI139/17, Parashtruesi i kërkesës: Hazir Makolli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-I-15-0062-A0033, të 27 korrikut 2017

KI139/17, Vendim i datës 25 maj 2018, publikuar më 12 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë qartazi e pabazuar,

Parashtruesi i kërkesës, pas publikimit të listës përfundimtare e punëtorëve për përfitimin e 20% nga të hyrat e privatizimit të Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) “Gërmia”, parashtroi ankesë në Kolegjin e Specializuar të DHPGJS-së. Kërkesa e tij u hodh poshtë si e paafatshme.

Pasi parashtruesi i kërkesës u ankua në shkallën e dytë, Kolegji i Apelit e refuzoi ankesën e parashtruesit, sepse ai nuk iu kishte përmbajtur procedurave dhe afateve të përcaktuara sipas ligjit relevant.

Parashtruesi i kërkesës, pranë Gjykatës Kushtetuese kishte pretenduar shkelje të së drejtës së tij për barazi para ligjit sepse pretendonte se ishte i diskriminuar në raport me disa ankues tjerë.

Gjykata, duke iu referuar praktikës së saj dhe GJEDNJ-së, konstatoi se kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht e deklaroi kërkesën e tij si të papranueshme.

Parashtruesit:

Hazir Makolli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale