Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Pronës, GSK-KPA-A-158/2015, të 8 nëntorit 2017

Nr. të lëndës KI 55/18

Parashtruesit: Jovan Jovanović

Shkarko:

KI55/18 Parashtrues i kërkesës: Jovan Jovanović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Pronës, GSK-KPA-A-158/2015, të 8 nëntorit 2017

 KI55/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 28 majit 2018, i publikuar më 12 qershor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë civile, kërkesë për masë të përkohshme, qartazi e pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 27 [Masat e përkohshme], nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullat 29 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] dhe 54 [Kërkesa për Masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja e punës).

Parashtruesi i kërkesës pretendon shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).

Duke pasur parasysh pretendimet kryesore të parashtruesit lidhur me shkeljen e nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata konstaton se AKP-ja në Vendimin KPPCC/D/C/264/2014 gjeti si të pakontestuar faktin se parashtruesi i kërkesës dhe NSH “Banesa“ kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e përbashkët të lokaleve afariste, të cilat ishin objekt i kontestit, dhe se kjo kontratë i ka përmbajtur kushtet e parashikuara, si dhe modalitetin e pagesës së çmimit të kontraktuar për lokalet afariste në fjalë.

Megjithatë, po ashtu, Gjykata vëren se AKP gjeti se kjo kontratë është nënshkruar vetëm ndërmjet parashtruesit të kërkesës dhe personit kompetent si përfaqësuesit të NSH „Banesa“, në formën e cila nuk është përcaktuar me ligj.

Rrjedhimisht, Gjykata nga arsyetimi i dhënë nuk sheh ndonjë arbitraritet, për më tepër, Gjykata vëren se Kolegji i Apelit i AKP-së i shqyrtoi të gjitha pretendimet e ngritura nga parashtruesi gjatë procedurës së rregullt, dhe me atë rast dha konkluzione të qarta për ç’arsye këto pretendime janë të pabazuara.

Gjykata më tej vëren se parashtruesi i kërkesës konsideron se me Aktgjykimin e Kolegjit të Apelit të AKP-së i është shkelur edhe neni 46 i Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së, sepse „Gjykata Supreme nuk e ka shqyrtuar as nuk ka hyrë në thelbin e kontratës për investimin e përbashkët e cila sipas veçorive të saj ka karakterin e parakontratës, sipas së cilës, pas përmbushjes së detyrimeve, do të përpilonte një kontratë të re dhe do të fitonte formën ligjërisht të plotfuqishme.“

Megjithatë, Gjykata vërejti se gjykatat në vendimet e tyre, si dhe Kolegji i Apelit i AKP-së në aktgjykimin e tij, kanë vendosur se parashtruesi nuk ka mundur të fitojë të drejtën mbi pronën në fjalë sepse nuk e ka përmbushur asnjë nga kushtet e cekura, të cilat do t’i mundësonin atij të pretendojë se ai kishte fituar të drejtën e pronësisë ose bashkëpronësisë mbi lokalet afariste.

Prandaj, kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme në pajtim me rregullin 36 (1) d) dhe (2) (b) të Rregullores së punës.

Gjykata, gjithashtu, refuzoi, si të pabazuar, kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme.

Parashtruesit:

Jovan Jovanović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile