KI37/18 Parashtrues i kërkesës: Naser Avdyli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PML. nr. 225/2017, të 18 dhjetorit 2017
KI37/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 30 majit 2018, i publikuar më 11 qershor 2018
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, qartazi e pabazuar
Kërkesa bazohet në nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 [Kërkesë Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 (në tekstin e mëtejmë: Ligji) dhe rregullin 29 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës të Gjykatës (në tekstin të mëtejmë: Rregullorja e punës).
Parashtruesi i kërkesës pretendon shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta), si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 7 (Nuk ka dënim pa ligj) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ).
Parashtruesi më tej pretendon se vendimet e kontestuara e kanë shkelur edhe nenin 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] të Kushtetutës, sepse në bazë të dispozitave të nenit 145 (2) të KPPK-së është parashikuar se vepra penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist përben vepër penale vetëm nëse është kryer në territorin e Republikës së Kosovës, dhe jo në territorin e Sirisë apo të Jordanisë, të cilat nuk janë nën juridiksionin e sistemit juridik të Kosovës. Gjykata vërejti se Gjykata Supreme kishte shqyrtuar çdo bazë ankimore të parashtruesit, përkatësisht argumentet për provat e papranueshme; mungesën e sigurisë juridike, vendimet kontradiktore dhe mungesën e arsyetimit në aktgjykimet; mosekzistimin e arsyeve të paraqitura lidhur me faktet vendimtare.
Si përmbledhje, kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe e papranueshme në pajtim me rregullin 36 (1) d) dhe (2) d) të Rregullores së punës.
Naser Avdyli
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale