KI51/18, Parashtrues: Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar i V.Z., P.Z., A.Z., A.Z., Sh. Z. dhe Xh. Z., vlerësim i kushtetutshmërisë së Njoftimit të Prokurorit të Shtetit, KMLC. nr. 60/14, të 22 korrikut 2014
KI51/18, Vendim për refuzimin e kërkesës së 30 majit 2018, publikuar në 11 qershor 2018.
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, përfaqësues i paautorizuar, kërkesë jo e plotë, refuzim me procedure të shkurtë
Kërkesa është parashtruar nga një avokat i cili pretendon të jetë i autorizuar për të përfaqësuar V.Z., P.Z., A.Z., A.Z., Sh. Z. dhe Xh. Z. Gjykata kërkoi nga përfaqësuesi i paautorizuar që ta plotësojë formularin e kërkesës dhe të dorëzojë autorizimin përkatës. Megjithatë, përfaqësuesi i paautorizuar nuk ka dorëzuar e dokumentet e kërkuara. Prandaj, Gjykata konkludon se kërkesa është e paplotë dhe nuk është e qartësuar. Prandaj, Gjykata konstatoi se kërkesa duhet të refuzohet me procedurë të shkurtë në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores së punës.
Sahit Musa si përfaqësues i pretenduar i V. Z., P. Z., A. Z., A. Z., Sh. Z. dhe Xh. Z.
KI - Kërkesë individuale
Vendim
Vendim për refuzim të kërkesës
Civile