Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 03/12

Parashtruesit: Kastriot Gerbeshi

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nein 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl.nr.88/2011, të 21 shtatorit 2011, Parashtruesi pohoi se gjykimi dhe dënimi i tij, në Gjykatën Komunale në Prishtinë, për vjedhje të rëndë, shkel të drejtat e tij kushtetuese sepse për rastin e tij trupi gjykues ishte formuar gabimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në nenet 48 dhe 56 të Ligjit dhe rregullit 36.2 (a dhe d) të Rregullores së punës, sepse kërkesa nuk ishte arsyetuar prima facie , dhe mbështetur sa duhet. Gjykata më tutje arsyetoi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte ofruar dëshmi, se kur ai apo përfaqësuesi i tij, kishin kundërshtuar për here të parë përbërjen e trupit gjykues. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata hodhi poshtë kërkesën e parashtruesit si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

Kastriot Gerbeshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale