KI143/17, Parashtrues: Nybyvet Bytyqi dhe të tjerët, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Ac. nr. 2926/13 të 20 shkurtit 2017
KI143/17, Aktvendim për papranueshmëri i miratuar më 20 prill 2018, publikuar më 31 maj 2018
Fjalët kyç: Kërkesa individuale, e drejta për përdorimin e gjuhës amtare, e drejta për mbrojtje të pronës, afati ligjor katër-mujor, kërkesa e papranueshme.
Në rastin në fjalë, parashtruesit u ankuan që gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm shkelën të drejtat e tyre për përdorimin e gjuhës amtare, dhe rrjedhimisht, të drejtën e tyre për mbrojtjen e pronës.
Gjykata vuri në dukje se është përgjegjësi e parashtruesve të kërkesës të përmbushin të gjitha kërkesat procedurale përpara se pretendimet e tyre për mbrojtjen e pronës dhe përdorimin e gjuhës amtare të shqyrtohen në thelb. Në këtë aspekt, Gjykata konstatoi se është e penguar të shqyrtojë pretendimet për mbrojtjen e pronës dhe përdorimin e gjuhës amtare të paraqitur nga parashtruesit, për shkak të mosrespektimit të afatit katër mujor të parashikuar nga neni 49 i Ligjit.
Gjykata konstatoi që kërkesa, në baza kushtetuese, është e paafatshme dhe duhet të deklarohet e papranueshme siç parashihet me nenin 113 (1) dhe (7) të Kushtetutës, të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe siç përcaktohet më tej me rregullin 36 (1) (c) të Rregullores së Punës.
Nybyvet Bytyqi dhe të tjerët
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile