Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pml. nr. 61/17, të 20 prillit 2017

Nr. të lëndës KI 98/17

Parashtruesit: Sabit Veseli

Shkarko:

KI98/17, Parashtrues: Sabit Veseli, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 61/17, të 20 prillit 2017

 KI98/17, Aktvendim për papranueshmëri, miratuar më 19 prill 2018, publikuar më 30 maj 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, e drejta për gjykim të drejtë, kërkesë qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës në Gjykatë pretendoi se gjykatat e rregullta shkelën të drejtën e tij të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, sepse nuk i morën parasysh kërkesat e mbrojtjes (të avokatit), i cili kërkoi pranë atyre gjykatave që vepra penale të rikualifikohet dhe të merreshin parasysh rrethanat e klientit të tij për mënyrën e pranimit të fajësisë për veprën penale të ngarkuar. Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës e ndërtoi rastin e tij mbi baza ligjshmërie, duke u thirrur në  aplikimin dhe në interpretimin e gabuar të KPRK-së dhe KPPRK-së, pretendime të cilat kishin të bënin me fushën e ligjshmërisë dhe si të tilla, në parim, nuk janë nën juridiksionin e Gjykatës. Gjykata, pas analizimit në tërësi të rastit, konsideroi se gjykatat e rregullta në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar arsyetuan pretendimet e parashtruesit të kërkesës, sa i përket mënyrës se pranimit të fajësisë dhe kualifikimit të veprës penale. Prandaj, Gjykata, përfundoi se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk i përmbushi kriteret e pranueshmërisë të përcaktuara me Rregulloren e punës, sepse kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, duke marrë parasysh se faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese dhe se parashtruesi i kërkesës nuk dëshmoi mjaftueshëm pretendimin e tij për shkelje kushtetuese. Si përfundim, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe, në pajtim me rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) e (d) të Rregullores së punës, ajo duhet të deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Sabit Veseli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile