Kërkesa e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, Atifete Jahjaga, me të cilën konteston votimin për miratimin e Ligjit nr. 04/l-084 “Për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”
Nr. të lëndës KO 57/12
Parashtruesit: Presidentja e Republikës së Kosovës
Kërkesa bazohet në nenin 113,7 të Kushtetutës; nenin 46, 47, 48 dhe 49, të Ligjit nr.03/L-121 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin vijues:Ligji) dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (në tekstin vijues: Rregullorja e punës), Më 31 maj 2012, kryetarja e Republikës së Kosovës, nëpërmjet përfaqësuesve të saj juridik i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Kryetari i gjykatës, më 6 qeshor 2012, e ka emëruar gjyqtarin Altay Suroy gjyqtar raportues dhe kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Snezhana Botusharova (kryesuese), Ivan Çukaloviq dhe Enver Hasani, Kryetarja e Republikës së Kosovës “e konteston kushtetutshmërinë e votimit për miratimin e Ligjit nr.04/l-084 për pensionet e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë” i cili me vendimin e kryetares së Republikës së Kosovës i është kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës, Më 15 mars 2012, ligji nr.04/L-084 për “Pensionet e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës” është miratuar në mbledhjen plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarja e Republikës ka propozuar paragraf të ri të nenit 27 të Ligjit për Pensionet e Pjesëtarëve të FSK-së, si vijon: “Në rast të mungesës së mjeteve publike, Qeveria mund ti zvogëlojë benificionet nga ligji, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria financiare e Kosovës”, Komisioni funksional për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje, i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka qenë për miratimin e ndryshimeve që i ka propozuar kryetarja e Republikës, Më 3 maj 2012 kryetari i Kuvendit ka marrë Vendim duke pranuar se: “1, Kuvendi nuk i ka miratuar amendamentet e Ligjit nr.04/L-84 për Pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që e ka propozuar kryetarja e Kosovës”,Pastaj është theksuar se:”Ligji nr.04/L-84 për Pensionet për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbetet ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 15 mars 2012 dhe konsiderohet i promulguar, Gjykata Kushtetuese vëren se Kryetarja e Republikës i ka iniciuar dy çështje, si: 1, A është shkelur kompetenca e kryetares për ta kthyer ligjin për rishqyrtim e përshkruar në nenin 84, paragrafin 6, të Republikës së Kosovë2, A është bërë shkelja e nenit 80, paragrafi (4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë votimit/miratimit të ligjit për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë, Pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata njëzëri ka vendosur se kërkesa është e pranueshme, Kompetencat e kryetarit të Republikës për ta kthyer ligjin në rishqyrtim, siç është paraparë në nenin 84.6 të Kushtetutës, në bazë të fakteve të paraqitura në këtë aktvendim, nuk janë shkelur; Prandaj, neni 80.4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës nuk është shkelur gjatë votimit/miratimit të Ligjit nr.04/L-084 për “Pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”
Presidentja e Republikës së Kosovës
KO - Kërkesë nga organet shtetërore
Aktgjykim
Mosshkelje e të drejtave kushtetuese
Tjetër