Vlerësim i kushtetutshmërisë së mospërmbarimit të Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, A. nr. 02/371/2013/R, të 11 nëntorit 2013 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1339/2016, të 20 prillit 2017 nga Njësia për Inteligjencë Financiare
Nr. të lëndës KI 83/17
Parashtruesit: Blerim Rudi
KI83/17, Parashtrues: Blerim Rudi, Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së mospërmbarimit të Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, A. nr. 02/371/2013/R, të 11 nëntorit 2013 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1339/2016, të 20 prillit 2017 nga Njësia për Inteligjencë Financiare
KI83/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 16 marsit 2018, publikuar më 2 maj 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike, parimi i subsidiaritetit.
Më 20 prill 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës, përmes Aktvendimit Ac. nr. 1339/2016, refuzoi ankesën e Njësisë për Inteligjencë Financiare dhe vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore, PPP. nr. 1827/2013, të 25 shkurtit 2016, në bazë të së cilit u caktua përmbarimi ndaj debitorit Njësia e Inteligjencës Financiare duke e detyruar debitorin që parashtruesin e kërkesës, ta kthej në vendin e punës në Njësinë për Inteligjencë Financiare, me të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës.
Parashtruesi i kërkesës pretendon se si rezultat i mospërmbarimit të Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, A. nr. 02/371/2013/R, të 11 nëntorit 2013 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1339/2016, të 20 prillit 2017 nga Njësia për Inteligjencë Financiare, i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Më 17 gusht 2017, parashtruesi i kërkesës dhe Njësia për Inteligjencë Financiare arritën aktpajtimin në bazë të së cilit parashtruesi i kërkesës kthehet në vendin e punës, në pozitën “Analist i Inteligjencës”.
Parashtruesi pas arritjes së aktpajtimit me Njësinë për Inteligjencë Financiare, në bazë të së cilit parashtruesi i kërkesës u kthye në punë, në thelb pretendoi se Njësia për Inteligjencë Financiare, pjesërisht e ka zbatuar Vendimin e KPMSHCK-së, A. nr. 02/371/2013/R, të 11 nëntorit 2013 dhe Aktvendimin e Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 1339/2016, të 20 prillit 2017. Parashtruesi i kërkesës theksoi se është kthyer në vendin e punës, mirëpo vendimet e lartpërmendura nuk janë zbatuar në tërësi përkitazi me pjesën e kompensimit retroaktiv të pagave.
Gjykata konkludoi se sa i përket pretendimit të parashtruesit të kërkesës lidhur me kompensimin retroaktiv të pagave, parashtruesi nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj.
Blerim Rudi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 32 - E Drejta për Mjete Juridike , Neni 54 - Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile