Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nr. AC-I-15-0151, të 23 nëntorit 2017
Nr. të lëndës KI158/17
Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit
KI158/17, Parashtrues i kërkesës: Agjencia Kosovare e Privatizimit, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nr. AC-I-15-0151, të 23 nëntorit 2017
KI158/17, Aktvendim për papranueshmëri i 13 marsit 2018, i publikuar më 26 prill 2018
Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, qartazi e pabazuar
Kërkesa bazohet në nenin 113 (7) të Kushtetutës, nenet 22 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121, dhe në rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Ish-punëtorit të Ndërmarrjes Shoqërore “Ekonomia Peshkatare” (në tekstin e mëtejmë: NSH) i është ndërprerë marrëdhënia e punës në NSH, ndërsa në vitin 2006, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e privatizoi NSH në fjalë. Në të njëjtin vit, ish-punëtori (në tekstin e mëtejmë: paditësi) paraqiti një kërkesë në AKP, në të cilën kërkoi kompensimin për pagat e papaguara për periudhën prej vitit 1997 deri në muajin mars të vitit 2006.
Pasi që kërkesa është refuzuar si e pabazuar, paditësi i është drejtuar Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, si dhe Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme, i cili nxori aktgjykimin se kërkesa e paditësit për kompensimin e pagave të papaguara aprovohet pjesërisht.
Parashtruesi i kërkesës pretendon se Kolegji i Apelit nuk i ka shqyrtuar me kujdesin e duhur të gjitha parashtresat e tij dhe se kështu janë shkelur të drejtat e tij për qasje në gjykatë, gjë që është në kundërshtim me nenin 6 (1) të KEDNJ-së.
Gjykata në rastin konkret vëren se të gjitha instancat e gjykatave të rregullta në pajtim me parimin „e drejta për qasje në gjykatë“ i kanë marrë parasysh argumentet e parashtruesit në lidhje me të drejtën për qasje në gjykatë, prandaj, në bazë të asaj që u tha, mund të përjashtohet ekzistimi i shkeljes së të drejtës së parashtruesit për qasje në gjykatë nga neni 6 (1) të KEDNJ-së.
Duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, Gjykata konsideron se Kolegji i Apelit në Aktgjykimin nr. AC-I-15-0151 dha argumente të qarta dhe të sakta për t’i mbështetur gjetjet dhe konkluzionet e tij dhe për këtë arsye përcaktohet se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe duhet të deklarohet e papranueshme.
Agjencia Kosovare e Privatizimit
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile