Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me Aktgjykimin A. nr. 590/2011, të 23 shtatorit 2011, duke ia refuzuar përfundimisht të drejtën për njohjen e statusit të personit me aftësi të kufizuar, ka bërë shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, shkelje të cilat parashtruesi i kërkesës nuk i ka specifikuar në kërkesën e tij, Parashtruesi i kërkesës ndër të tjera, kishte kërkuar që t’i bëhet kompensimi në të holla për lëndimin e pësuar, për shkak të fatkeqësisë që i kishte ndodhur atij në vendin e punës, Gjykata, në këtë rast ka vërejtur se parashtruesi i kërkesës e kontestonte Aktgjykimin A. nr. 590/2011 të Gjykatës Supreme, të 23 shtatorit 2011, të cilin, sipas librit të evidencës së Gjykatës Supreme e kishte pranuar më 26 tetor 2011. Ndërsa, i njëjti kërkesën në Gjykatë e kishte parashtruar më 1 mars 2012, që nënkupton se kërkesa është parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor, të paraparë me nenin 49 të Ligjit dhe me rregullin 36.1 (b) të Rregullores së punës dhe për këtë arsye kërkesa nga Gjykata është shpallur si e papranueshme
Halim Hajredinaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile