Vizitë në Gjykatën e Kasacionit të Turqisë

07.03.2018

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i përbërë nga zëvendëskryetari i Gjykatës, Ivan Čukalović, gjyqtari Altay Suroy dhe këshilltari i parë juridik i Gjykatës, Sevdail Kastrati, qëndroi për vizitë zyrtare në Ankara, të martën, më 6 mars 2018.

Vizita e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u realizua me ftesë të Gjykatës së Kasacionit të Turqisë, për të marrë pjesë në kremtimin e 150-vjetorit të themelimit të kësaj gjykate.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara me rastin e shënimit të përvjetorit jubilar të themelimit të Gjykatës së Kasacionit të Turqisë, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës mori pjesë edhe në Simpoziumin ndërkombëtarë të organizuar në temën: “Roli i Gjykatës së Kasacionit në sistemin gjyqësor të Turqisë”.

Gjatë qëndrimit në Ankara, zëvendëskryetari Čukalović dhe gjyqtari Suroy u pritën në takim të veçantë nga kryetari i Gjykatës së Kasacionit të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit.