Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa për vlerësimin e Kushtetutshmërisë të Aktvendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë Ac.nr.1496/2011 të datës 24 janar 2012

Nr. të lëndës KI 30/12

Parashtruesit: Afrim Kalaja

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë Ac. Nr. 1496/2011 të datës 24 janar 2012, në bazë të cilit parashtruesit të kërkesës i është refuzuar ankesa dhe është vërtetuar Aktvendimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë E.nr 1168/10 , i datës 06.10.2011 e me të cilin “është konstatuar shitja e patundshmërisë së hipotekuar të hipotekëlënsit z.Murat Plakolli’ kreditorit PRO CREDIT BANK me seli në Prishtinë, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si në vijim: neni 21(parimet e përgjithshme),neni 24(barazia para ligjit)neni 54 (mbrojtja gjyqësore e të drejtave) i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 8 i Deklaratës Universale për të Drejtat e njeriut.
Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit, pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk gjeti elemente të arbitraritetit dhe as shkelje të supozuar të drejtave të njeriut sikur që parashtruesit e kërkesës kishin pretenduar.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në perputhje me Rregullin 36 paragrafi 2 pika (c dhe d) të Rregullorës së Punës kërkesa është qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Afrim Kalaja

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile