Parashtruesi paraqiti kërkesën në perputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke pretenduar që me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 12/59, të datës 1 shkurt 2012, në bazë të cilit parashtruesi i kërkesës është shkarkuar nga pozita e anëtarit të Bordit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi ”Hidrodrini” SH.A, i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë neni 23 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Dinjiteti i Njeriut) dhe neni 26 (E Drejta e Integritetit Personal), duke e shkarkuar parashtruesin e kërkesës nga pozita e anëtarit të Bordit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “ Hidrodrini”.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që kërkesa është e papranueshme, sepse parashtruesi i kërkesës nuk i ka shterur të gjitha mjetet juridike efektive.
Elez Hajdaraj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative