Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 1230/2010, të 15 shkurtit 2011

Nr. të lëndës KI 95/11

Parashtruesit: Hajrije Behrami

Parashtrueset paraqitën kërkesën e tyre bazuar në Nein 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tyre kushtetuese janë cenuar me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, me ç’rast u vërtetua vendimi i departamentit për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile lidhur me të drejtën e parashtrueseve në pension për familjet e viktimave civile të luftës. Parashtrueset pohuan se Gjykata Supreme ka cenuar të drejtat e tyre të garantuara me nenet 21, 22, 24, 31, 37 (paragrafi 3), dhe 50, 51 dhe 54 të Kushtetutës së Kosovës.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueseve ishte e papranuehsme bazuar në Nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese për shkak se kërkesa ishte parashtruar jashtë afatit kohor të paraparë me dispozitën në fjalë. Duke cituar vendimin e GJEDNJ-së në rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, Gjykata më tutje arsyetoi se edhe sikur hipotetikisht kërkesa të ishte parashtruar në pajtim me afatet ligjore, parashtrueset nuk kanë dorëzuar ndonjë prove prima facie që tregon cenimin e të drejtave të tyre garantuara me Kushtetutë. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtrueseve si të papranueshme.

Parashtruesit:

Hajrije Behrami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative