Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. 217/2008, të datës 10.06.2011

Nr. të lëndës KI 125/11

Parashtruesit: Shaban Gojnovci

Parashtruesi i kërkesës ka theksuar se me vendimin e kontestuar të autoritetit publik i është shkelur e drejta kushtetuese për punë (neni 49 – E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit), Gjykata Kushtetuese nuk gjen fakte se Gjykata Supreme nuk ka gjykuar “drejt dhe paanshëm” duke sjellë vendimin si në revizionin e lartshënuar dhe nuk konstaton se me atë vendim të janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, Në këto rrethana, parashtruesi i ankesës nuk ka “argumentuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij”, dhe Gjykata Kushtetuese nuk gjen shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë, andaj bazuar në rregullin 36, paragrafi 2, pika c dhe d, vendos që kërkesën ta refuzojë si qartas të pabazuar.

Parashtruesit:

Shaban Gojnovci

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile