Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Ae. nr. 104/2009, të 21 shtatorit 2010

Nr. të lëndës KI 56/11

Parashtruesit: NP Media Print

Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur parashtresë në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, të neneve 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 15 janar 2009.
Paraqitësi i kërkesës, më 26 prill 2011, i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari, më 28 prill 2011 e ka emëruar gjyqtarin Almiro Rodrigues gjyqtar raportues dhe Kolegjin për shqyrtim në përbërje të gjyqtarëve: Altay Suroy (kryesues), Ivan Çukaloviq dhe Kadri Kryeziu.
Gjykata, më 6 dhjetor 2011 ka kërkuar nga Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë informatë për datën e dorëzimit të aktvendimit të Gjykatës Supreme, paraqitësit të kërkesës.
Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë, më 27 qershor 2008, ka marrë aktvendim për lejimin e ekzekutimit në rastin ku paraqitës i kërkesës ka qenë paditësi.
Paraqitësi i kërkesës ka ushtruar ankesë kundër këtij aktvendimi, më 16 janar 2009, ndërsa Gjykata Ekonomike e Qarkut, lidhur me këtë rast e ka anuluar aktvendimin për lejimin e ekzekutimit, nga data 27 qershor 2008, duke anuluar në këtë mënyrë edhe obligimin e paraqitësit të kërkesës për pagesë të bazës së borxhit, kamatës dhe të shpenzimeve të procedurës.
Paraqitësi, në shkurt 2009 ka paraqitur kërkesë “për kthim në gjendjen paraprake”.
Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë, më 12 maj 2009 ka vendosur ta “REFUZOJË kërkesën e paraqitësit për kthim në gjendjen paraprake, si të pabazuar”.
Paraqitësi i kërkesës ka ushtruar padi në Gjykatën Supreme.
Gjykata Supreme e Kosovës, më 21 shtator 2010, ka vendosur ta refuzojë ankesën [e paraqitësit të kërkesës].
Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën e paraqitësit përsërit se sipas kushtetutës nuk është gjykatë e apelit, apo gjykatë e instancës së katërtë, kur shqyrtohen vendimet e marra nga ana e gjykatave të rregullta.Roli i gjykatave të rregullta është që ta interpretojnë ligjin dhe ti zbatojnë rregullat përkatëse të procedurës dhe të së drejtës materiale.Kërkesa e paraqitësit nuk dëshmon se Gjykata Supreme ka vepruar në mënyrë arbitrare apo të padrejtë.Nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese që ta zëvendësoj vlerësimin e vet të fakteve për shkak të atij të gjykatave të rregullta dhe si rregull i përgjithshëm, është detyrë e të gjitha gjykatave që ti vlerësojnë dëshmitë para tyre, Gjykata Kushtetuese, në pajtim me nenin 113. paragrafi 7. i Kushtetutës dhe rregullin 36. të Rregullores së punës, njëzëri ka vendosur që kërkesën ta refuzojë si të papranueshme.

Parashtruesit:

NP Media Print

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative