Njoftim për medie

15.07.2016

Këshilltarët juridikë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe këshilltarët e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, morën pjesë në punëtorinë e përbashkët me temë: “Marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës Supreme me medie”, e cila u mbajt në hotelin “Sirius” në Prishtinë, të enjten, më 14 korrik 2016.

E organizuar me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar (IRZ), punëtoria kishte për qëllim trajnimin e këshilltarëve të të dyja gjykatave përkitazi me marrëdhëniet aktive dhe profesionale me mediet, përfitimet dhe përparësitë e marrëdhënieve të mira me publikun, si dhe interpretimin e vendimeve të gjykatave në medie.

Moderator i punëtorisë ishte gjyqtari kryesues në Gjykatën e Lartë Administrative të Landit Baden-Württemberg në Gjermani, Prof. dr. Jan Bergmann, i cili ndër të tjera diskutoj edhe mbi dallimin ndërmjet konfidencialitetit dhe transparencës në punën e gjykatave.