Rastin KI 86/11, Vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës të datës 1 marsit 2011
Fjalët kyçe; kërkesë individuale, shkallë e katërt, Aktvendim për papranueshmëri.
Parashtruesi i kërkesës pretendon se me Aktgjykimet e Gjykatës Komunale në Suharekë, asaj të Qarkut në Prizren dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, atij i janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe atë me nenin 21 al. 1,2,3 e 4 ,nenin 31 al 1 e 2 dhe në mënyrë të veçantë me nenin 46(mbrojtja e pronës). Gjykata kushtetuese dhe me këtë rast thekson se konstatimi i gjendjes faktike të drejtë dhe e të plotë është juridiksion i plotë i Gjykatave të rregullta dhe se roli i Gjykatës Kushtetuese është vetëm qe ta sigurojë pajtueshmërinë me të drejtat që garantohen me Kushtetutë dhe instrumente të tjera ligjore dhe prandaj nuk mund të veproje si “gjykate e shkallës se katërt”. Gjykata Kushtetuese konsideron se nuk ka asgjë ne kërkesë qe tregon se Gjykatave të rregullta gjate shqyrtimit te rastit, ju mungonte paanshmëria ose qe procedura ishte e padrejte. Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme.
Milaim Berisha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile