Njoftim për medie

17.10.2015

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës kremtoi Vitin e Gjashtë Gjyqësor me një ceremoni solemne që u mbajt në hotelin “Emerald”, në Prishtinë, të premten, më 16 tetor 2015.

Ceremoninë e hapi me fjalim rasti kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, në praninë e personaliteteve më të larta shtetërore e ndërkombëtare në Kosovë, si dhe të delegacionit të nivelit më të lartë nga Komisioni i Venecias dhe nga gjykatat kushtetuese të vendeve të rajonit dhe të vendeve të tjera evropiane.

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në ceremoninë solemne në vazhdim iu drejtuan Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, si dhe kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Kjo ishte ceremonia e parë e kremtimit të përvjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komisionit të Venecias, me në krye, kryetarin Gianni Buquicchio.

Fjalimin e plotë të kryetares Rama-Hajrizi, të Presidentes Jahjaga dhe të kryetarit Buquicchio, mund t’i lexoni duke klikuar në vegëzat e paraqitura më poshtë:

Fjalimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese_Arta Rama Hajrizi

Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës_Atifete Jahjaga

Fjalimi i kryetarit të Komisionit të Venecias_Gianni Buquicchio