Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e z. Goran Zdravkovicit anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si përfaqësues të komunitetit serb

Nr. të lëndës KI 51/10

Parashtruesit: Ljubiša Živić

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës për emërimin e z. Goran Zdravkovićit anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si përfaqësues i komunitetit serb. Parashtruesi pohoi se Presidenti i Republikës së Kosovës kishte cenuar të drejtat dhe liritë e garantuara me kushtetutë pa saktësuar ndonjë dispozitë kushtetuese në veçanti.

Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për shkak se parashtruesi nuk kishte paraqitur kërkesën në pajtim me afatet kohore të parapara me dispozitën në fjalë. Duke cituar praktikën e saj gjyqësore në rastin KI 41/09 Universiteti AAB-RIINVEST SH. P. K, Prishtinë kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës, Gjykata më tutje arsyetoi se parashtruesi nuk kishte saktësuar kërkesën në pajtim me Nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe se nuk kishte provuar se në çfarë mënyre ishin cenuar të drejtat e tij kushtetuese nga akti i autoritetit publik pasi që Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh mjetin actio popularis. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme.

Parashtruesit:

Ljubiša Živić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative