Në bazë të Nenit 115, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar Raportin vjetor të punës për vitin 2014.
Raporti vjetor për vitin 2014 është miratuar në Seancën administrative të Gjykatës Kushtetuese, e mbajtur më 16 mars 2015.
Raportin mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: www.gjk-ks.org.