Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të enjten, më 8 janar 2015, u nënshkrua në Librin e zisë të hapur në Ambasadën e Francës në Prishtinë, në përkujtim të gazetarëve dhe të personelit të gazetës satirike “Charlie Hebdo” të vrarë në Paris, të mërkurën, më 7 janar 2015.
“Në nderim dhe respekt të lirisë së të shprehurit dhe të menduarit”, shkroi ndërmjet tjerash në mesazhin e tij kryetari Hasani.