Njoftim për medie

19.09.2014

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Shkup.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ftuar të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Sfidat bashkëkohore të gjyqësisë kushtetuese: 1. Parimi i ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e tij nga Gjykata Kushtetuese dhe 2. Shqyrtimi kushtetues i akteve nënligjore”, e organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë.

Konferenca është organizuar në shënim të 50-vjetorit të gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Maqedonisë.