Njoftim për medie

01.07.2014

Të martën, më 1 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar në ueb-faqen e saj Aktgjykimin në rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Teksti i plotë i Aktgjykimit u është komunikuar të gjitha palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës në kohën e duhur.