Njoftim për medie

22.03.2012

Më 23 dhe 24 mars 2012, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me kryetarin e gjykatës, Prof. dr. Enver Hasani, do të qëndrojë për vizitë në Regensburg të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e 14-të Ndërkombëtarë mbi të Drejtën Kushtetuese Krahasuese dhe Evropiane.

Në kuadër të prezantimeve të shumta në kongres, nga akademikë dhe gjyqtarë të gjykatave kushtetuese evropiane, Kryetari Hasani do të mbajë një fjalim me temën: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në konstitucionalizimin e politikës në Kosovë”.

Gjatë qëndrimit në Regensburg, Kryetari Hasani do të zhvilloj takime edhe me zyrtarët e Fondacionit gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtarë (IRZ), që është edhe organizator i këtij kongresi.