Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës prej sot do të ketë qasje në rrjetin elektronik të burimeve ligjore dhe bazës së të dhënave, WestLaw, ndër më të mëdhenjtë në botë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj gjykate, Prof. Dr. Enver Hasani, pas takimit që pati sot me z. Thomas Leighton, zëvendëspresident i kompanisë Thomson/Reuters, e cila njëherësh është edhe sponsor i donacionit një vjeçar të WestLaw.
Kryetari Hasani ndër të tjera vlerësoi se, donacioni i WestLaw do të jetë një ndihmesë e madhe për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në aspektin e kërkimeve ligjore rreth çështjeve kushtetuese me të cilat përballen gjykatat simotra anembanë botës.
Ndërkaq, z. Leighton konfirmoi nga ana e tij se, pak vende në rajon disponojnë me një vegël të tillë për hulumtime ligjore.