Parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar vendimin e Komisionit për Kërkesa Pronësore (në tekstin e mëtejmë: KKP) HPCC/D/144/2004/C të 27 gushtit 2004, me të cilën është refuzuar kërkesa e parashtruesit që ti lejohet posedimi i pronës që gjendet në “Bregu i Diellit II”.
Parashtruesi i kërkesës konteston vendimin e HPCC /D/144/2004/C të 27 gushtit 2004. Gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesa ka të bëjë me ndodhitë para 15 qershorit 2008, përkatësisht para datës kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në bazë të kësaj, kërkesa është parashtruar jashtë afatit dhe me këtë nuk është në pajtim ratione temporis me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit. Për këtë arsye, Gjykata ka vendosur që kërkesa është e papranueshme sipas rregullit 36 (3h) të Rregullores së Punës.
Lumnije Krasniqi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile