Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Vendimit të Gjykatës Komunale në Prizren KP Nr. 3/2010, të datës 29janar 2010

Nr. të lëndës KI 35/10

Parashtruesit: Skender Zenuni

Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës së 15 janarit 2009, Me 11 shkurt 2010, Gjykata pranoi kërkesën nga parashtruesi i kërkesës, cili pretendon shkeljen e të drejtave të tij individuale njerëzore, Me 30 gusht 2010 Kryetari i Gjykatës caktoi Gjyqtarin Altay Suroy si Gjyqtar Raportues dhe Kolegjin Shqyrtues te përbërë nga Gjyqtarët Snezhana Botusharova (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Iliriana Islami, Me 30 mars 2010, Gjykata kërkoi nga parashtruesi i kërkesës qe të sqarojë kërkesën e tij dhe të dorëzojë Vendimin e kontestuar KP nr. 3/2010, të datës 29 janar 2010, i cili i ishte dorëzuar atij me 3 shkurt 2010, si dhe një kopje te ankesës ndaj atij vendimi qe parashtruesi i kërkesës pretendohet ta ketë paraqitur me 5 shkurt 2010, Me 18 korrik 2008, parashtruesi i kërkesës ngriti padi private penale kundër gjyqtarit M.A., të Gjykatës Komunale ne Prizren për inter alia, vepër te supozuar penale kundër nderit dhe reputacionit, të paraparë me nenin 190 te Kodit te Përkohshëm Penal të Kosovës (KPPK, UNMIK/REG/2003/25) dhe vepër penale për lëshimin e vendimeve gjyqësore të paligjshme, paraparë me nenin 346 te KPPK-së, Me 11 janar 2010, Gjykata Komunale ne Prizren nxori Vendimin PKA Nr 163/09 dhe hodhi poshtë padinë private penale të parashtruesit të kërkesës si jo të rregullt dhe të pabazuar si dhe ndërpreu procedurat penale ndaj të paditurit, Parashtruesi i kërkesës ushtori ankesë, Me 29 janar 2010, Gjykata Komunale ne Prizren lëshoi Vendimin Nr.3/2010 dhe refuzoi si të pabazë ankesën e parashtruesit të kërkesës ndaj Vendimit të 11 janarit 2010. Ne atë Vendim ishte cekur se inter alia, parashtruesi i kërkesës nuk është sjellë në pajtueshmëri me nenin 361(1) te KPPK-së dhe se nuk e ka sqaruar padinë e tij private penale. Me tej u theksua se padia private penale ishte e parashkruar, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës, edhe pse Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar të sqarojë kërkesën e tij dhe të dorëzojë inter alia një kopje te ankesës ndaj vendimit të datës 29 janar 2010, ai kurrë nuk e bëri këtë. Pavarësisht se, siç; u cek me lart, duket se procedurat kundër vendimit te Gjykatës Komunale në Prizren ende janë në pritje, Gjykata Kushtetuese rikujton se kjo gjykatë nuk duhet të veprojë si Gjykatë e Apelit, kur shqyrtohen vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi prima facie që tregon shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese, Lidhur me këtë, Gjykata konsideron se nga autoritetet publike të Republikës së Kosovës mund vetëm të kërkohet përgjigje për faktet dhe aktet të cilat ndodhën pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, me 15 qershor 2008. Rrjedhimisht, Gjykata nuk mund të merret me kërkesën lidhur me ngjarjet qe ndodhën para se të hyjë në fuqi Kushtetuta, Përfundimisht, kushtet për pranueshmërinë e kësaj kërkese nuk janë plotësuar, Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 19 prill 2012, njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Skender Zenuni

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile