Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Vendimit te vërtetuar te Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore HPPC/REC/101/2008, të 19 qershorit 2008

Nr. të lëndës KI 84/11

Parashtruesit: Rexhep Ademi

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se ishte shkelur neni 22 i Kushtetutës kur Agjencia Kosovare e Pronës kishte dëbuar Parashtruesin e kërkesës dhe familjen e tij nga banesa për shkak të mospagesës së qirasë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi pabazuar dhe e papranueshme sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.2(b) të Rregullores së Punës pasi që Parashtruesi nuk kishte paraqitur prova prima facie për të vërtetuar shkeljen kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Pas ekzaminimit të provave, Gjykata nuk kishte gjetur se procedurat kishin qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, duke cituar rastin Shub kundër Lituanisë

Parashtruesit:

Rexhep Ademi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile