Parashtruesi kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i cili konfirmonte vendimet e gjykatave më të ulëta për refuzimin e ankesës së Parashtruesit në lidhje me vendimin për punësim të marrë nga Qendra për Mirëqenie Sociale në, ObiliqParashtruesi argumentoi se aktgjykimi i Gjykatës Supreme kishte shkelur nenin 31 të Kushtetutës sepse ai nuk i kishte zgjidhur dallimet materiale në mes të provave të parashtruara nga palët, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe për këtë e papranueshme, sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.2(b) të Rregullores së Punës, sepse ajo nuk ofronte prova prima facie për të vërtetuar shkeljen kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë
Elmi Dragusha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative