Parashtruesi ka paraqitur një kërkese me të cilën kërkon dëmshpërblim për dëmet materiale të cilat i kishte pësuar që nga viti 1981, kur Komiteti Komunal i Lidhjes Komuniste të Podujevës e kishte suspenduar nga puna dhe e kishte urdhëruar të punojë në një shkollë tjetër fillore me një pagë më të ulët, Përveç kësaj, ai pretendon se gjatë kësaj kohe ai është keqtrajtuar nga kolegët dhe nxënësit dhe ishte detyruar ta lëshojë vendin e punës, dhe kështu atij i është shkelur e drejta e punës, liria e lëvizjes dhe është keqtrajtuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzohet kërkesa si e papranueshme me arsyetimin se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike, edhe pas udhëzimit të qartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për t’iu drejtuar gjykatave më të ulëta, dhe se kërkesa ishte paraqitur pas afatit kohor të paraparë me Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese
Halit Bahtiri
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile